Zbulohet pse Vuçiq intimisht po lutet që Kosova mos ta heq taksën

Aktuale

Zbulohet pse Vuçiq intimisht po lutet që Kosova mos ta heq taksën

Nga: A.ZH Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:59
Aleksandar Vuçiq

Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk dëshiron që Kosova të heqë taksën ndaj produkteve serbe, pasi sipas tij, kjo e mban atë në pushtet.

Maxharraj në një reagim të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se Vuçiq, gjendet në një rreth vicioz, nga i cili nuk mund të dalë, për shkak “të ideologjisë së tij fashiste dhe çetnike dhe të popullit të tij nacionalist primitive”.

Sipas profesorit, nëse hiqet taksa, dialogu nuk mund të vazhdojë, sepse siç ka thënë ai, Serbia nuk është e gatshme për një Marrëveshje paqësore me Kosovën, për shkak të mjegullisë politike në Serbi, ku përmes protestave po kërkohet edhe dorëheqja e presidentit.

Lexojeni reagimin e plotë të Maxharrajt:

Apotheoza e taksës?!

(Vuçiq është ngujuar keq në rrethin vicioz)

Taksa që Kosova ia ka vu Serbisë është bërë apoteozë e ditëve tona.Taksa ka marrë dhen në të gjitha meridianet e botës. Kudo flitet për të, flitet për diçka jo të rëndesishme. Taksën e bëri problem vet Serbija, e alarmoi BE, SHBA, Rusinë se taksa e Kosovës nuk mund te durohet, ajo po e shkatërron ekonominë e Serbisë, ani pse mallrat në të “zezë”po hyjnë nga të gjitha anët. Me këtë Serbia e alarmoi botën se nuk ka dialog me Kosovën pa heqjen e taksës. Heqjen e saj e kërkoi BE, Amerika, Franca, Gjermania, etj. por taksa po qëndron, sepse e ka diku një mbështetje misterioze që nuk po duket.

Serbia e kushtëzon dialogun me heqjen e taksës dhe dialogu nuk po vazhdon, është ngujuar diku në errësirat e vet Serbisë.

Ani pse Serbia e kushtëzon dialogun me Kosovën me heqjen e taksës, të jeni të bindur se prapa shpinës është vet ajo Serbia, e cila nuk ka dëshirë të hiqet taksa. Nuk ka dëshirë, sepse vet Serbia është në një mjegull dhe errësirë politike. Krerët e kohës se Millosheviqit nuk janë të aftë që ta vazhdojnë dialogun, sepse një opinion nacionalist shovenist ndaj Kosovës, nuk ka birë nane serbe që mund të del me një Marrëveshje paqësore me Kosovën.

Të gjithë duan që ta ndajnë Kosovën, të marrin diçka nga Kosova. Dhe kjo është nyeja e Kosovës që është lidhë në Serbi, të cilën nacionalistët dhe shovenistët serb nuk mund ta zgjidhin. Pra, këtu qëndron fakti se Serbia vazhdimisht uluron si ulkonja për heqjën e taksës, ndërsa në realitet ajo lutet intimisht që Kosova mos ta heqë taksën, pra dëshiron që taksa të mos hiqet, sepse po të hiqet fillon dialogu në të cilin Serbia nuk është e gatshme për një Marrëveshje paqësore me Kosovën për shkak mjegullisë politike që e ka ne vend ku protesat janë të përditshme me kërkesën për dorëheqjen e Vuçiqit. Pra, edhe në këtë kontekst Vuçiq intimisht lutet që Kosova mos ta heq taksën, sepse taksa është ajo që ia zgjatë jetën në pushtet, por edhe mund t’i kthehet si bumerang nga i cili nuk mund të dalë.

Pra, realisht duke e pas parasysh që vet Presidenti i Serbisë është fut në një rreth vizioz, nga i cili nuk mund të dal, për shkak të ideologjisë së tij fashiste dhe çetnike dhe të popullit të tij nacionalist primitiv, ani pse lutet për heqjen e taksës, ai më shumë lutet qe ajo të mos hiqet, sepse në këto rrethana të mjegullta midis idelogjisë fashiste dhe lakmisë për t’iu bashkangjitë Perëndimit, dominon ajo e para dhe mu për këtë arsye ai nuk mund te gjejë një zgjidhje paqësore në vendin e tij, i cili është tipik nacionalist dhe me urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve.

Kjo është pra Apotheoza vicioze, në të cilën është ngujuar Presidenti i Serbisë dhe krejt popullin e tij nacionalist dhe urrejtës deri në maksimum ndaj shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat