Gazetari nga Drenica godet “shokët” e Adem Jasharit: Ja pse nuk ia ndërtuan një shtatore në Prishtinë

Aktuale

Gazetari nga Drenica godet “shokët” e Adem Jasharit: Ja pse nuk ia ndërtuan një shtatore në Prishtinë

Nga: A.ZH Më: 9 qershor 2019 Në ora: 14:24
Adem Jashari me shokët e luftës

Gazetari nga Drenica Sabit Istogu, ka kritikuar shokët e komandantit legjendar Adem Jashari, për mos ngritjen e një lapidareje të tij në kryeqytetin e Kosovës.

Istogu në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se në prag të 20 vjetorit, ditës së çlirimit të Kosovës nga okupatori shekullorfamë keq serb, Prishtina nuk e ka shtatoren e heroit legjendar Adem Jasharit.

Ai ka kritikuar “shokët” e Adem Jasharit, duke thënë se ata bëjnë homazhe dhe japin deklarata “bajate” te varri i tij, vetëm sa për të dal në televizione.

"Në sheshin me këtë emër në Prishtinë,”shokët” e tij, (nëse vërtet i kishte shokë), nuk e bënë as më të voglën përpjekje, që shtatorja e krye heroit tone ta zbukurojë këtë shesh, edhe pse shumica e këtyre “shokëve”, mbanin postet më të larta shtetërore, por nuk e ndjenin përgjegjësinë për këtë, duke menduar se ata vet janë Adem Jashara", ka shkruar ai.

Istogu ka thënë se “shokët”, nuk e vizitojnë as kullën e Jasharëve, sepse, sipas tij, ata e kanë humbur fytyrën për ta vizituar e qëndruar në të.

Ai është shprehur optimist se një ditë shtatorja e heroit të Kosovës Adem Jashari, do të vendoset edhe në Prishtinë, jo nga “shokët” e tij, por nga ata që i vlerësojnë vlerat e luftës.

Image
Sabit Istogu

Reagimi i plotë i Sabit Istogut:

Shokët që e (nuk) e duan Adem Jasharin

Në prag të 20 vjetorit, ditës së çlirimit të Kosovës nga okupatori shekullor famë keq serb, Prishtina pa shtatoren e heroit legjendar Adem Jasharit.

Në kryeqytetin tonë-Prishtinën,janë ngritur disa shtatore të heronjve e të atyre që kontribuan për këtë çlirim si shtatorja e Skënderbeut,Zahir Pajazitit,Ibrahim Rugoves,Bill Klintonit,e tash siç mësova nga mediat,po u ngritka edhe një bust i të madhës Medlin Olbrajt,ish sekretares së shtetit Amerikan,e cila ne ato vite bëri aq shumë që Kosova të jetë e lirë nga ky pushtues i egër. Madje në këtë vit jubilar, 20 vjetorin e pavarësisë, siç është njoftuar,do të vijnë edhe ish presidenti i Amerikës Bill Klinton dhe ish sekretarja e këtij shteti Olbrajt dhe kjo sigurisht se është një nder që na behët, por nuk do ta kemi nderin që në kryeqytetin tonë,ende nuk e ka gjetur rrugën të jetë edhe shtatorja e kryetrimit, krye heroit,më të merituarit për këtë liri,Adem Jashari.

Në sheshin me këtë emër në Prishtinë,”shokët” e tij,(nëse vërtet i kishte shokë),nuk e bënë as më të voglën përpjekje,që shtatorja e krye heroit tone ta zbukuroj këtë shesh,edhe pse shumica e këtyre “shokëve”, mbanin postet më të larta shtetërore,por nuk e ndjenin përgjegjësin për këtë,duke menduar se ata vet janë Adem Jashara.

Për ironinë më të madhe,shumë nga këta “shokë”,pos ne datat e kremtave historike,vinë dhe vendosin lule tek varret e heronjve në Prekaz,sa për të i parë dikush dhe incizuar televizionet,madje edhe japin deklarata,gjithë herë të njëjta e bajate,se ato Prekazin dhe sakrificen sublime të Adem Jasharit dhe jasharëve tjerë, do të kenë për herë frymëzim në rrugëtimin e tyre,por po del se kjo ishte dhe mbetët vetëm një demagogji e madhe e tyre.Ata,pra “shokët”, nuk e vizitojnë edhe kullën e Jasharëve,sepse e kanë humbur fytyrën për ta vizituar e qëndruar në të,nga se ajo nuk duron të tillë. Edhe pa këta,kulla e Jasharëve është dhe do të mbetët e vizituar dhe e frekuentuar gjithnjë nga qytetarët e mbarë vendit dhe trojet shqiptare,të atyre që heroizmin e të renëve e kuptojnë si vlerë,e jo si mjet për të u pasuruar.

Nuk e kam as më të voglin dyshim,se një ditë shtatorja e krye heroit të Kosovës,Adem Jasharit do të vendosët edhe në kryeqytetin tonë,duke ia shtuar madhështin dhe krenarinë kryeqytetit dhe të gjithë qytetarëve,por sigurisht se jo nga “shokët” e ti,por nga ata që do të dinë të i vlerësojnë vlerat e lirisë dhe ndërtimit të shtetit që e deshi Adem Jashari dhe gjithë heronjtë dhe populli ynë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat