Paralajmëroi largimin përgjithmonë nga politika, Hoxha tallet me Thaçin

Aktuale

Paralajmëroi largimin përgjithmonë nga politika, Hoxha tallet me Thaçin

Nga: A.ZH Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:10
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka paralajmëruar largimin e tij nga politika, nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor në Kosovë.

Duke folur mbrëmë në një emision televiziv, ai ka dhënë parashikimin për të ardhmen e tij politike dhe mundësinë nëse do të kandidojë përsëri për president.

“Nëse ndodhin ndryshime kushtetuese dhe mandati i ardhshëm i presidentit vendoset nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve do të rikandidojë dhe jam i bindur se do të fitojë, ndërsa nëse mbetet sistemi i njëjtë, nuk do t’i lejojë vetes për shkak të parimeve dhe etikës të jem pjesë e ndonjë kalkulimi apo rizgjedhjeje të kulvareve politike të Prishtinës…Pra nëse mbahen zgjedhjet presidenciale me votë të drejtpërdrejtë nga populli do të kandidojë dhe të zgjedhem edhe një mandat, nëse jo, do t’i them lamtumirë politikës përgjithmonë”, ka thënë Hashim Thaçi.

E me këtë deklaratë të tij ka ironizuar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Ylli Hoxha, përcjell Bota sot.

Hoxha ka thënë se nuk ka system më të mirë zgjedhor se në Kosovë, duke ironizuar se i njëjti nuk duhet të ndërrohet.

“Thaçi paralajmëron: Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, largohem përgjithmonë nga politika. Koment: Sistem ma t’mire nuk ka n’dyja Mos t’ju shkon mendja me nderru, se mire te’ko puna”, ka shkruar Ylli Hoxha në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat