Veseli tregon se kur u gjunjëzua përfundimisht Serbia

Aktuale

Veseli tregon se kur u gjunjëzua përfundimisht Serbia

Nga: N.H Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:24
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar marrëveshjen e Kumanovës.

Veseli thotë se Serbia u gjunjëzua nga Kumanova, duke nënshkruar kështu kapitullimin përfundimtar në luftën e Kosovës.

Tutje ai ka deklaruar se pas 1 shekulli sakrifice e vuajtje të popullit tonë, ëndrra e madhe e lirisë po bëhej realitet nga Kumanova.

“Si sot 20 vjet më parë, në Kumanovë, Serbia u gjunjëzua, duke nënshkruar kapitullimin përfundimtar në luftën e Kosovës. Pas 1 shekulli sakrifice e vuajtje të popullit tonë, ëndrra e madhe e lirisë po bëhej realitet”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat