Gani Geci ka dy fjalë për Hashim Thaçin dhe Sali Berishën

Aktuale

Gani Geci ka dy fjalë për Hashim Thaçin dhe Sali Berishën

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 22:07

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, e ka komentuar përplasjen mes presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Geci në “Kojshia Shoë”, ka thënë se përplasja mes tyre nuk dërgon ujë në mullirin shqiptar, duke thënë se është debat i panevojshëm.

Por, Geci e ka thënë hapur se është përkrahës i poltikës së Sali Berishës dhe Ibrahim Rugobës. Gjithashtu, ai ka potencuar që Berisha ka qenë presidenti i parë i Shqipërisë që ka takuar dy presidentët e SHBA-ve. George Bush dhe George W. Bush.

Kurse, sa i përket akuzave që Berisha ka bërë transportim të naftës për në Serbi, në kohën kur në Bosnjë dhe Kroaci, zhvillohej luftë, Geci tha se këtë gjë nuk ka mundur që ta ndalë Sali Berisha, duke thënë se ajo kishte qenë kontrabandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat