Lekaj: Kosova u nderua me vizitën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit

Aktuale

Lekaj: Kosova u nderua me vizitën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit

Nga: Z.B Më: 9 qershor 2019 Në ora: 23:10
Pamje nga takimi

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka thënë se Kosova është e nderuar me vizitën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, E.T. Kardinali Pietro Parolin, përcjell “Bota sot”.

Lekaj këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook ku ka shkruar se Katedralja “Shën Nëna Terezë” në Prishtinë dhe katedralja e “Zonjës Ndihmëtare” në Prizren u madhështuan me mbajtjen e meshës nga kardinali Parolin.

Postimi i plotë:

Kosova u nderua me vizitën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, E.T. Kardinali Pietro Parolin.

Katedralja “Shën Nëna Terezë” në Prishtinë dhe katedralja e “Zonjës Ndihmëtare” në Prizren u madhështuan me mbajtjen e meshës nga kardinali Parolin.

Përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë, përcolli urimet më të mira për popullin e Kosovës, nga i pari i katolikëve në botë, Papa Françesku.

Kardinali Parolin nuk harroi të na kujtoi që të angazhohemi dhe të jemi ndërtues të bashkimit në dallime.

Kjo vizitë, e një niveli kaq të lartë nga Selia e Shenjtë, është tregues i qartë i një realiteti të ri në ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale dhe diplomatike në mes Kosovës dhe Vatikanit.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat