Ngjarjet sot në Kosovë

Aktuale

Ngjarjet sot në Kosovë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 06:45
Prishtina

Ngjarjet e sotme në Kosovë, 10 qershor:

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish Kryeshefin e Telekomit të Kosovës, Shyqeri Haxha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të USAID’it në Kosovë, do ta bëjnë përurimin e investimeve të USAID në Zyrën e Prokurimit, ku edhe do të ketë prononcim për media. (Zyra e Prokurimit në Gjilan, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të organizojë konferencë me rastin e  Ditës Botërore të Akreditimit. (Hotel Emerald, ora 10:30) 

- Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj viziton pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, në Stanqiq - Bellanoc, së bashku me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. (Pika kufitare Stanqiq – Bellano, ora 10:30)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Mytaher Haskuka, Komuna e Prizrenit organizon orë letrare 'Ditët e Lidhjes'. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00) 

- Për nder të Festave të Qershorit, manifestimit të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit Komuna e Prizrenit organizon hapjen e turneve të futbollit dhe basketbollit. (Stadiumi ''Përparim Thaçi'' dhe salla e sporteve "Sezai Surroi", ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim shefin e shtabit të KFOR-it, në Kosovë, John C.Boyd. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar për shefin e shtabit të KFOR-it, John C. Boyd. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Java e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nis me hapjen e ekspozitës për ngjarjet më të rëndësishme dhe protagonistët e Lidhjes së Prizrenit. (Objektit i Lidhjes në Prizren, ora 17:00)

- Në kuadër të Javës së Lëvizjes Vetëvendosje mbahet ligjëratë në të cilën flasin Elvis Hoxha dhe Donik Sallova. (Objekti i Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon festivalin FemArt – Festivali Rajonal për Artiste, që do të mbahet me moto ‘Me Liri kundër Marres’ duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendim-marrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime e gjykime. (Hotel Grand, ora 20:00)

- Për nder të Festave të Qershorit, manifestimit të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit Komuna e Prizrenit organizon Koncerti ''Nostalgjia'' me këngetarin Agim Gërguri, Osman Shehu dhe Agim Tejeci. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit, ora 20:00)

- Në kuadër të Javës së Lëvizjes Vetëvendosje organizohet marshimi me flakadanë në Prizren. (Nisja nga Kalaja deri te objekti i Lidhjes së Prizrenit, ora 21:00) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat