Në shtator parashihet rrëzimi i qeverisë

Aktuale

Në shtator parashihet rrëzimi i qeverisë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 07:10
Qeveria Haradinaj

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, e ka quajtur serioze iniciativën e kësaj partie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje (LV ) për ta larguar nga pushteti koalicionin PAN.

Ai ka thënë se kjo iniciativë do të ketë sukses dhe, sipas tij, në shtator synohet rrëzimi i qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Në këtë intervistë dhënë për mediat e Kosovës, ai ka deklaruar se opozita nuk llogarit në votat e deputetëve serbë për rrëzimin e qeverisë, por në votat që mund të vijnë nga koalicioni qeverisës.

Ahmeti ka folur edhe për procesin zgjedhor brenda LDK-së, me ç’rast ka thënë se rrahjet nëpër disa degë nuk do të sjellin pakënaqësi të mëdha apo ndarje të partisë.

Sipas tij, arsyeja e situatave të tensionuara nëpër këto degë është tendenca për ta ruajtur postin me çdo kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat