Serbët e tronditur me përkrahjen e Eliot Engel për Kosovën, ja çfarë shkruan sot mediumi serb

Aktuale

Serbët e tronditur me përkrahjen e Eliot Engel për Kosovën, ja çfarë shkruan sot mediumi serb

Nga: N.Sh Më: 10 qershor 2019 Në ora: 08:26
Eliot Engel

Në prag të 20 vjetorit të ndaljes së bombardimeve dhe kapitullimit të Serbisë, Blici serb, ka shkruar një artikull për të gjithë përkrahësit e shtetit të Republikës së Kosovës.

Për këtë ditë, në Kosovë do të zbresin emra të mëdhenj botëror duke filluar nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton, gruaja e tij, Hillary, Madeleine Albright dhe shumë personalitete të tjera me namë.

Mediumi serb, ka shkruar për Kongresmenin amerikan Eliot Engel, i cili është një mik i madh i shqiptarëve.

Sipas këtij mediumi serb, Engel është një kongresist që ka të bëjë me Kosovën për gati 30 vjet, gjithmonë në të njëjtën mënyrë, duke pretenduar se është shtet i pavarur.

“Përveç kësaj, autoritetet e Prishtinës, çfarëdo që të jenë, gjithmonë mbështeten tek ai dhe, siç spekulojnë, arsyeja është marrëveshjet e ndryshme të biznesit dhe donatorëve që Engel ka me lobistët për pavarësinë e Kosovës dhe liderët politikë nga Prishtina”, shkruan Blici serb, transmeton gazeta “Bota sot”.

Engel sot është në krye të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe, dhe sipas mediumit serb, ai duke përdorur postin, në fund të prillit të këtij viti në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara organizoi një seancë dëgjimore ku u dhanë dëshmi për përdhunimin e supozuar të shqiptarëve gjatë konfliktit në Kosovë, të gjitha të organizuara nga autoritetet e Prishtinës.

“Engel "nuk pajtohet" me Presidentin e Kosovës dhe kryeministrin Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, takohet me ta, më pak në Prishtinë më shumë në Amerikë, këmbëngul në mënyrë të vazhdueshme në zbulimin e vrasësve të vëllezërve Bytyçi, mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës, thotë SHBA duhet të përfshihet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Duke folur për Kosovën, në një rast ai vlerësoi se "atje sinqerisht i duan amerikanët dhe të gjitha gjërat amerikane atje"”, shkruan ky medium serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat