Populli i Kosovës mirëpret Presidentin Clinton në Kosovë

Aktuale

Populli i Kosovës mirëpret Presidentin Clinton në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:04
Bill Clinton

Populli i Kosovës, e mirëpret ish presidentin amerikan Bill Clinton në Kosovë.

Clinton do të vjen në Kosovë, për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

“Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme”, thuhet në komunikatën e presidencës së Kosovës.

“Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat