Haradinaj takon ambasadorin O’Connell, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

Aktuale

Haradinaj takon ambasadorin O’Connell, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:54
Ruairi O’Connell dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se gjatë këtij takimi ka theksuar se Qeveria e vendit është e përkushtuar që të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët.

Ai e ka falënderuar për rolin konstruktiv të Ambasadorit dhe vendit të tij, për procese të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe çështje të tjera politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat