Punëtorët e KEDS-it kërkojnë drejtësi para Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Punëtorët e KEDS-it kërkojnë drejtësi para Gjykatës Kushtetuese

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 10:05
Protestojnë, punëtorët e larguar nga KEDS-i

(E plotësuar) - Punëtorët e larguar nga KEDS-i kanë organizuar një protestë para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Punëtorët kanë protestuar në shenjë pakënaqësie pasi që kjo gjykatë qe 6 muaj nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave.

 Remzi Demaj, punëtor i larguar nga distrikti Prishtina tha se në takimin që kishin me përfaqësues të  Gjykatës  biseduan për rrjedhshmërinë e këtij rasti, për çka siç tha ai u kanë premtuar që shumë shpejt do të dalin edhe me një vendim.

"Po presin edhe nga Gjykata vendimin sa më shpejt që është e mundur. Vendimi do të jetë 100 për qind në favor të punëtorëve sepse në bisedën që e bëmë asnjë shkelje nuk ka bërë Gjykata Themelore. Premtimet ishin se brenda jave do të dalin me vendim", tha ai.

Demaj tha se nuk e dinë pse ka ndodhur një vonesë e tillë.

Por, sipas tij largimi që i është bërë punëtorëve, e që sipas tij janë 80 punëtorë të larguar, ka qenë e qëllimshme.

Punëtorët e larguar nga KEDS-i protestojnë para Gjykatës Kushtetuese

Punëtorët e larguar nga KEDS-i po protestojnë para Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat