Ushtaraku shqiptaro-amerikan tregon detaje të pathëna për Thaçin dhe Zekën, ka një pyetje për Miftarin

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan tregon detaje të pathëna për Thaçin dhe Zekën, ka një pyetje për Miftarin

Nga: A.Zh Më: 10 qershor 2019 Në ora: 10:06
Hashim Thaçi, Naim Miftari

Naim Miftari, ish-shef i Zbulimit dhe Kundër Zbulimit, dje ka demantuar presidentin e vendit Hashim Thaçi, për deklaratën e tij se ai bashkë me Kadri Veselin dhe Rrahman Ramën kishin shkuar në Mitrovicë më 1999 për të ulur gjakrat.

Miftari ka thënë se gjithçka që ka deklaruar Thaçi për këtë ngjarje, është gënjeshtër.

E me deklaratën e Miftarit, po pajtohet edhe ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, përcjell Bota sot.

Maralusha ka thënë se beson se shumica e akuzave të bëra nga Miftari në drejtim të Thaçit janë të vërteta. Mirëpo, ai e ka pyetur Miftarin se pse nuk e ka paditur Thaçin në prokurori, nëse akuzat janë të vërteta.

Ai ka treguar se Thaçin e kanë quajtur këlysh të bretkosave, ndërsa Zekën, dorë shtrirëse e sigurimeve shqiptaro-serbe.

Sipas ushtarakut Maralusha, për t’u arritur drejtësia në Kosovë, duhet të largohet nga posti kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, të cilin ai e ka quajtur “kukëll”.

Reagimi i plotë i Maralushës pa ndërhyrjen e redaksisë:

Pajtohem me deklaratat ne ket postim. Por une e kam ni pyetje per autorin e keti postimi. Pyetja esht kjo: Pse nuk e keni padit ne prokurori zyrtarisht Hashim Thaqin ne qoftse keto akuza jane te verteta (une besoj se shumica jane te verteta. Sidomos ato sa i perkasin trimenise se Hashimit. Ne e quejshim Hashimin si klysh te bretkocave (te franqezve) e Zeken si dora shtriese e Sigurimeve Shqiptaro-Serbe. Kuvendi dhe prokurorja duhet me i mar hapat e nevojshme qe keta te daline para drejtesis. Por fatkeqesisht, Prokurori Gjeneral Lumezi esht nji kukel qe as buke nuk hane pa u keshillue me "Patronat e tij." Ma se pari LLumez Berlloku duhet me u largue dhe madej shume gjana kishin me shkue ma mire ne Kosove sa i perket drejtesise.

Image
Postimi i Maralushës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat