Kjo është pasuria e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Kjo është pasuria e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 11:26
Arta Rama

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama, në Agjencinë Antikorrupsion ka deklaruar se ka një banesë të cilën e ka blerë në vitin 2008 me vlerë 90 mijë euro.

Ka deklaruar edhe një shtëpi me vlerë 70 mijë euro dhe një tokë me vlerë 50 mijë të cilat janë të trashëguara dhe prona familjare.

Ka deklaruar para të kursyera 17 mijë e 745 euro, 3,597 euro të bashkëshortit, dhe 3705 euro  të fëmijëve.

Ka edhe një kredi prej 5 mijë euro me kohëzgjatje 3 vite për studime.

Thotë se merr pagë vjetore nga Gjykata Kushtetuese 41,808 euro dhe 2.455 euro mëditje.

Paga vjetore e bashkëshortit  nga MPJ,  7,344 euro , mëditje 2614 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat