Haradinaj takon sekretarin e Vatikanit, kërkon njohjen nga Selia e Shenjtë

Aktuale

Haradinaj takon sekretarin e Vatikanit, kërkon njohjen nga Selia e Shenjtë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 11:38
Ramush Haradinaj dhe Pietro Parolin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, ku ka shprehur zotimin për avancimin e partneritetit dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ndjehet i nderuar me vizitën që kardinali po i bënë Kosovës, e cila është një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetin e Vatikanit.

“Kosova dhe populli i saj, ndër shekuj kanë dëshmuar vlera perëndimore dhe sot jemi të përkushtuar si shtet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe lirisë fetare në vend. Këtë përkushtim ia shpreha edhe Sekretarit Parolin, duke shprehur zotimin tonë, për avancimin e këtij partneriteti dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat