Biznesmeni që u burgos për "gazin në QKUK", helmon lumenjtë

Aktuale

Biznesmeni që u burgos për "gazin në QKUK", helmon lumenjtë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 13:26
Naser Guri

Shoqata e peshkatarëve në Kaçanik, po e akuzon kompaninë e Naser Gurit, biznesmenit të burgosur për “gazin në QKUK” se po i helmon peshqit në lumin “Lepenc”.

Përmes një reagimi, ata kanë fajësuar pompën e benzinës “Bubeari-Petrol”, pronë e Gurit, për ndotjen e lumit, që si pasojë mbetën të ngordhur shumë peshqi.

Naser Guri, pronar i kompanisë “Buberari Komerc”, është liruar në vitin 2018, pas tre muajsh paraburgim. Ai ishte arrestuar në tetor si i dyshuar për vdekjen e tre pacientëve në QKUK.

Në shtator të vitit 2017, tre pacientë vdiqën në rrethana ende të panjohura. Pista kryesore e hetimeve të prokurorisë ishte gazi oksidul, të cilin kompania e Gurit e prodhonte pa licencë në Kaçanik dhe me të njëjtin furnizonte QKUK-në.

E për materiet e prodhuara nga kompania e Gurit, ai po akuzohet edhe nga Shoqata e peshkatarëve të Kaçanikut.

Në një video të publikuar në Facebook, shihet se si është ndotur lumi, teksa peshqit dhe gjallesat e tjera nuk mund të mbijetojnë në kushte të tilla.

Policia në Kaçanik kanë thënë se kanë ndërmarrë veprimet lidhur me rastin e ndotjes së lumit “Lepenc”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat