Përshkrimi i gazetës serbe për William Walker: Shqiptarët i përkulen Amerikës deri në qiell!

Aktuale

Përshkrimi i gazetës serbe për William Walker: Shqiptarët i përkulen Amerikës deri në qiell!

Nga: N.Sh Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:59
William Walker

Në prag në 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, dhe ndaljes së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, ku pritet që në Kosovë të zbarkojnë krerët e lartë amerikan dhe evropian, gazeta serbe Blic, ka përshkruar disa liderë perëndimor të cilët kishin rol kyç në çlirimin e Kosovës.

Gazeta serbe shkruan se, shqiptarët e Kosovës i përkulen amerikanëve deri në qiell, e një ndër të është edhe Walkeri, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas saj, William Walker është simbol i Reçakut. Ai është kryesori që NATO fillomi bombardimet ndaj Serbisë në vitin 1999.

“Walker ishte atëherë kreu i misionit monitorues të OSBE-së në Kosovë, i cili përmes punës së tij dhe raportimit gjatë konflikteve të viteve 1998 dhe 1999, ndikoi në formimin e një opinioni publik ndërkombëtar që Jugosllavia e atëhershme duhet të bombardohet”, shkruan mediumi serb.

E për shkak të kësaj, shqiptarët janë mirënjohës ndaj tij, dhe duke nderuar kështu me një statujë në fshatin Reçak.

Sipas këtij mediumi shovinist serb, Walker mbështeti pavarësinë e Kosovës që nxiti “Shqipërinë Natyrale”, dhe kundërshtoi krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së.

Gazeta përmend edhe pjesëmarrjen e Walkerit në protestën e organizuar në Prishtinë e cila është mbajtur për lirimin e Ramush Haradinajt në Francë pas një urdhër arresti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat