Haradinaj: Gjeneralin Boyd e nderova me Hartën e Artë të Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Gjeneralin Boyd e nderova me Hartën e Artë të Kosovës

Nga: Z.B Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:00
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka takuar Gjeneralin John C. Boyd, në takim lamtumirës, i cili ka qenë, shef i shtabit të KFOR-it në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se populli i Kosovës do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe po japin për vendin.

“Për rolin e tij konstruktiv në shërbimin të paqes dhe bashkëpunimin profesional gjatë shërbimit në Kosovë, Gjeneralin Boyd e nderova me Hartën e Artë të Kosovës”.

Postimi i plotë:

Takim lamtumirës me Gjeneral Brigade John C. Boyd, shef i shtabit të KFOR-it në Kosovë.
Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe po japin për vendin.
Për rolin e tij konstruktiv në shërbimin të paqes dhe bashkëpunimin profesional gjatë shërbimit në Kosovë, Gjeneralin Boyd e nderova me Hartën e Artë të Kosovës. ???? RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat