Shefi i UNMIK-ut akuzon rëndë Kosovën në Nju Jork: Zyrtari rus u keqtrajtua nga Policia

Aktuale

Shefi i UNMIK-ut akuzon rëndë Kosovën në Nju Jork: Zyrtari rus u keqtrajtua nga Policia

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 17:36
Zahir Tanin

I dërguar special i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, ka kritikuar institucionet kosovare për shpalljen si person të padëshuar të zyrtarit rus të UNMIK’ut. Tanin madje thotë se zyrtari, rus i cili u arrestua pasi pengoi Policinë e Kosovës të kryente operacionin kundër kontrabadës, është sulmuar dhe keqtrajtuar nga institucionet e Kosovës.

“Z.President në mëngjesin e 28 majit Policia e Kosovës ka ndërmarr një operacion në komunat veriore ku në shënjestër ka pasur të dyshuar për kontrabandë. Ky operacion çoj në arrestimi n e disa të dyshuarve, gjatë këtij operacioni ka pas edhe të lënduar, po ashtu janë arrestuar edhe dy punonjës të UNMIK, një ndërkombëtar dhe një vendor, si dhe u lënduan në dy incidente”, ka thënë Tanin.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë konfirmuar se zyrtari rus ka penguar dhe madje ka sulmuar policinë derisa po kryente një operacion antikontrabandë në Veri.Tanin pretendon se institucionet e Kosovës kanë dhënë informata të paverifikuara rreth zyrtarit serb të UNMIK’uy

“Kjo është veçanërisht që ju ta dini se duke pasur parasyesh informacione e paverifikuara që janë paraqitur në opinion. Sot dua t’i theksoj disa pika me interes, e para imuniteti i punonjësve tonë nga arrestimi nuk është respektuar. Është bastisur në mënyre jo të duhur, e dyta përkundër kërkesave tona për një bashkëpunim me autoritete e Prishtinës, gjendja e tanishme është se Prishtina i ka dhënë OKB-së shumë pak dëshmi lidhur me arrestimin e punonjësve, njëkohësisht ata kanë lëshuar deklarata”, ka thënë ai.

“Në këto informata ,mungon baza adekuate e dëshmive. Dhe kemi po ashtu shmangie në qeshjet thelbësore. Një ditë pas largimit nga Kosova punonjësi ynë, ai është shpallur publikisht si person “non grata””, ka shtuar ai

Ai ka përsëritur se kjo nuk mund të vlejë për punonjësit e OKB’së.

Tanin thotë se dy zyrtarë rusë janë rrahur dhe janë keqtrajtuar nga institucionet e Kosovës.

“Ashtu siç është theksuar doktrina e personave nuk vlen për punonjësit e OKB. Se katërti, jam alarmuar se dy punonjësit duket se i janë nënshtruar forcës dhe keqtrajtimit dhe u janë shkaktuar lëndime. Gjatë këtyre ngjarjeve kam qenë i obliguar që të kërkojë lirimin e menjëhershme të punonjësve të OKB-së. Pavarësisht kësaj ne mbesim të përkushtuar që komunikimi me autoritete e Prishtinës do të përmirësohet. Duam të bëjmë të qartë se misioni ynë i përkrah të gjitha përpjekjet e Prishtinës në eliminimin dhe luftimin e kontrabandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat