Haradinaj i përgjigjet kërkesës së re të SHBA-ve për heqjen e taksës

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet kërkesës së re të SHBA-ve për heqjen e taksës

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:01
Ramush Haradinaj

Pas takimit që u mbajt sot mes zëvendësndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për media, Palmer tha se e mbështet vazhdimin e dialogut por kërkoi heqjen e taksës.

Sipas tij, taksa po shihet të jetë një pengesë për vazhdimin e dialogut.

Media ka kontaktuar me Zyren e Kryeministrit për të marrë një qëndrim rreth deklaratave të Palmer.

Në përgjigjen e tyre është theksuar edhe njëherë qëndrimi i Haradinajt rreth taksës.

“Kryeministri ka deklaruar edhe më herët se edhe ai është për heqjen e taksës, por duhet t’i kërkohet Serbisë që ta njohë Kosovën, sepse ajo po e bllokon vendin tonë në të gjitha aspektet. Derisa të jetë kështu, taksa vazhdon të mbetet në fuqi sepse është vendim në mbrojtje të vendit”, thuhet në përgjigjen e kryeministrisë.

Kujtojmë se pas takimit të Haradinajt me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri kishte deklaruar se nuk është diskutuar rreth heqjes së taksës./ballkani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat