Përfaqësuesi gjerman i reagon rusit, i thotë se nuk dëshiron të ulet në nivelin e tij të komunikimit

Aktuale

Përfaqësuesi gjerman i reagon rusit, i thotë se nuk dëshiron të ulet në nivelin e tij të komunikimit

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 19:47
Jurgen Schultz

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në OKB, Jurgen Schultz ka reaguar ndaj fjalës së përfaqësuesit të Rusisë, duke i pohuar se nuk dëshiron të ulet në nivelin e komentimeve të tij.

Zëvendësambasadori gjerman ishte i shkurtër, cili tha se qjo që tha përfaqësuesi i Federatës ruse për vendet që e mbështetin Kosovën, “dua të them se  ato që kanë ndodh në historinë e konfliktit në vitin 1998 dhe 199, janë një histori fatkeqe dhe këto nuk i ndihmojnë askujt. Nuk dua të ulem në atë nivel dhe përmbahem në komentimet e më tejshme”, tha ambasadori gjerman, raporton KosovaPress.

Ambasadori i Rusisë në OKB akuzoi ambasadorin e Kosovës për gënjeshtra për të justifikuar veprimin e policisë në veri. "Veprimi i paligjshëm është kaq i qartë. Policia e Kosovës ka kryer një pushtim të veriut të Kosovës. Zyrtari rus në misionin e OKB-së u rrah dhe Çitaku na ofroi një version të ngjarjes që është në kundërshtim me logjikën. Madje, ajo nuk e tha saktë emrin e tij”, tha diplomati rus.

Diplomati rus parashtroi një pyetje siç tha ai rreth aktiviteteve të fshehta që ndodhën në bazën amerikane Bondstil dhe paralajmëroi se Prishtina ka sabotuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë gjashtë viteve të fundit.

Ai po ashtu foli për miratimin e rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, duke thënë se është ‘bërë me qëllim të shpërqendrimit të problemeve’, derisa u shpreh kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tij, është në kundërshtim me rezolutën 1244. Diplomati rus tha po ashtu se nuk ka alternativë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat