Hoxha pas fitores në Bullgari: Fitore historike e futbollit

Aktuale

Hoxha pas fitores në Bullgari: Fitore historike e futbollit

Nga: Z.B Më: 10 qershor 2019 Në ora: 23:10
Pamje nga ndeshja futbollistike, Bullgari-Kosovë

Edhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas fitores në futboll ka uruar Dardanët”, fitore kjo, historike për Kosovën me rezultat 3:2 kundër Bullgarisë, përcjell “Bota sot”

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se kjo është loja e 14-të me fitore, sipas saj, nuk bëhet fjalë për barazim, sepse ne kemi vullnet për fitore.

Ndryshe, “Dardanët” triumfuan si mysafir në stadiumin e Sofjes kundër kombëtares bullgare me rezultat 3-2.

Postimi i plotë:

“Loja e 14-të me fitore. Nuk bëhet fjalë për barazim, sepse ne kemi vullnet për fitore.
Urime futbollistë, urime futbolldashës.
Përpjekjet Tuaja dhanë rezultat. Ju lumtë!
Urime fitorja Kosovë! Fitore historike e futbollit të vendit tonë.
#Kosovo20YearsFree”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat