Shpend Ahmeti flet për një konflikt mes tifozëve të Kosovës dhe atyre bullgarë

Aktuale

Shpend Ahmeti flet për një konflikt mes tifozëve të Kosovës dhe atyre bullgarë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 00:42
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka përcjellë në Sofje ndeshjen mes kombëtares së Bullgarisë dhe kombëtares tonë, Kosovës.

Sipas Ahmetit ka pasur një konflikt mes tifozëve bullgarë dhe atyre “dardanë”.

Ahmeti ka thënë se konflikti shpërtheu kur një tifoz bullgar gjuajti me shishe drejt një grupi të madh tifozësh nga Kosova.

Konflikti sipas tij ka zgjatur disa minuta dhe për këtë arsye ishin rrethuar nga Policia Speciale.

Situata është qetësuar në momentin kur Rashani e shënoi golin e fitores për Kosovën.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

“Në minutën e 88, një tifoz bullgar (si duket i Federates) gjuajti me shishe drejt nje grupi të madh tifozesh nga Kosova duke nxitur një konflikt i cili zgjati disa minuta. Mësyen edhe tifozë të tjerë duke sharë tërë kohën.

Disa nga tifozët nga Kosova nuk u zmbrapsen por shumë shpejtë u rrethuam nga Forcat Speciale. Përderisa të shamet dhe bërtimar vazhduan në drejtimin tonë.

Në ato momente Rashani shënoi për 3 me 2. Heshtje e plotë dhe nuk shante më askush. Moment më të mirë nuk kam përjetuar në ndonjë lojë. Edhe pse e t ensionuar e me nervozë tifozeria nga Kosova nuk u ndal. Policët na shikonin me inat e me nervozë. Falemnderit djema që na e dhuruat këtë ndjenjë.

Një tifoz bullgar që ishte ulur afër meje rreth 70 vjeç tha “urime, na keni mund me gjithë meritë, sonte na treguat si luhet futbolli”. E i harruam edhe huliganët, edhe shiun edhe policinë. Tepër ndjenjë e mirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat