Ja çka thotë Albright në librin e saj për bombardimet e NATO-së dhe për Millosheviqin

Aktuale

Ja çka thotë Albright në librin e saj për bombardimet e NATO-së dhe për Millosheviqin

Nga: N.Sh Më: 11 qershor 2019 Në ora: 07:53
Albright dhe Ibrahim Rugova

Ish- sekretarja e shtetit Amerikan, Madeleine Albright në librin e saj shkruan për bombardimet e NATO-së në Kosovë dhe për kriminelin e Ballkanit, kasapin Sllobodan Millosheviq.

Albright, ndër tjera thotë se, nëse NATO-ja nuk do të kishte vepruar atëherë ofensiva serbe do të kishte zhvendosur më shumë se gjysmë milioni shqiptar nga Kosova.

Ajo shkruan se, Millosheviqi do të mund të fuqizohej duke tunduar edhe të tjerët që shtonin forcën e tyre. Kurse NATO-ja pohon se do të kishte mbetur e përçarë.

“Sigurisht, gjatë luftës na u desh t’u përgjigjemi shumë pyetjeve të vështira, por na ndihmoi ideja se, pavarësisht sa të vështira ishin këto pyetje, megjithatë ishin shumë më të lehta se sa pyetja që do t’i bënim vetes po të mos kishim vepruar.

Nëse NATO-ja nuk do të kishte vepruar, ofensiva serbe do të kishte zhvendosur përfundimisht më shumë se gjysmë milioni shqiptar, duke radikalizuar shumë prej tyre, dhe do të kishin krijuar një burim të ri tensionesh afatgjata në Evropë. Millosheviqi mund të ishte fuqizuar, duke tunduar ndoshta edhe të tjerë që ta shtonin forcën e tyre përmes metodash të tilla. Dhe NATO-ja do të kishte mbetur e përçare, duke vënë kështu në pikëpyetje vet ekzistencën e saj në agimin e shekullit 21”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat