Përplasja e ashpër mes Daçiq e Çitaku pas mbledhjes se KS të OKB-së

Aktuale

Përplasja e ashpër mes Daçiq e Çitaku pas mbledhjes se KS të OKB-së

Nga: Fatmir Beka Më: 11 qershor 2019 Në ora: 08:59
Ilustrim

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçqi pas takimit të KS të OKB-së ka pasur përplasje të ashpër me delegacionin e Prishtinës, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Sipas gazetës serb, ai pas daljes nga salla ka vazhduar debatin me ambasadoren e Kosovës në ShBA Vlora Çitaku për shkak të tregimit të saj për shtypjen shekullore ndaj shqiptarëve dhe për festimin e 20 vjetorit të “çlirimit”.

Lajmi lidhur me situatën e krijuar është kumtuar përmes rrjetit social Tviter nga vetë Çitaku shkruan gazeta duke njoftuar se : pas mbledhjes së KS të OKB-së ministri serb ka bërtitur ndaj saj dhe delegacionit të Prishtinës duke i fyer.

"Pas mbledhjes se sotshme të KS të OKB-së derisa po bisedoja me delegacionin e ShBA-ve dhe Britanisë, ministri serb ka ardhur afër duke bërtitur dhe fyer mua dhe delegacionin e Kosovës ", ka shkruar Çitaku në Tviter.

"Ata me të cilët po rri janë kolonizuesit tuaj” citon Çitaku fjalët e Daçiq, në xhirimin më poshtë këtij publikimi Çitaku ka publikuar këtë konstatim dhe afërsinë nga e cila u tha.

Ky konstatim i Daçiqi ka të bëjë me fjalën e Çitakut ku ajo tha se çështja e ndërlidhur mes Kosovës dhe Serbisë është dekolonizimi.

Daçiq pas mbledhjes ka theksuar se e ka habitur gënjeshtra e Çitakut. " Sa nuk duhet të ketë turp ndokush që në KS të OKB-së para kolonizuesve të mëdhenj që kanë pasur koloni gjithkah nëpër botë, Afrikë e Azi dhe që janë liruara nga kolonializmi të shfrytëzoj një shprehje të tillë, kjo është pafytyrësi", ka thënë Daçiq për  RTS.

Ai ftoi Çitakun që të dëshmoj me fakte se kanë ekzistuar në shekullin 13 dhe 14 në Kosovë. Le të dëshmoj me ndonje lapidar apo tempull atë periudhë atëherë mund të them se kanë qenë në atë kohë. Por të thuash për serbët kolonizues, se kanë udhëheq në Kosovë dhe jo se kanë jetuar ne Kosovë është pafytyrësi ",tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat