Forca të sigurisë rrethojnë hotelin ku do të qëndrojë Clinton, e pranishme edhe njësia ‘K9’

Aktuale

Forca të sigurisë rrethojnë hotelin ku do të qëndrojë Clinton, e pranishme edhe njësia ‘K9’

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 09:08
Ilustrim

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, miku më i madh i kosovarëve, vjen sot në Kosovë.

Mirëpo, vizita e tij ka quar në “këmbë” edhe njësitet e sigurisë së vendit.

Që nga orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës është duke bërë kontrolle të shumta në rrugën “Tringë Smaili” në kryeqytet, saktësisht në rrugën e cila dërgon në hotelin në të cilin pritet të qëndrojë Clinton.

Përveç ndalimit të kalimit të veturave në këtë rrugë, Policia e Kosovës në terren ka ndërhyrë edhe me njësinë e qenve ‘K9’ për të siguruar perimetrin e vendit.

Në vendngjarje po shihen edhe numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës të cilët në duar po mbajnë armë të gjata.

Ndryshe, Cliton do të pritet nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Kjo është vizita e dytë e ish-Presidentit amerikan në Kosovë.

Thaçi takohet me Clinton në orën 15:00 ndërkaq Haradinaj gjysmë ore më vonë. Gjatë pritjes, Clinton do të dekorohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat