Kryeministri Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë

Aktuale

Kryeministri Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë

Nga: A.SH Më: 11 qershor 2019 Në ora: 09:27
Ramush Haradinaj dhe Pat Kelly

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Pat Kelly.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar për kontributin e madh të Irlandës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit të Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën që i është dhënë vendit tonë në ofrimin e sigurisë dhe paqes.

Postimi i plotë:

Prita në takim lamtumirës Ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Pat Kelly. Shpreha falënderimin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për kontributin e madh të Irlandës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit të Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën që i është dhënë vendit tonë në ofrimin e sigurisë dhe paqes, proceset e konsolidimit të jashtëm dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Kosova do të vazhdojë të jetë partner i përgjegjshëm në të gjitha temat e interesit të përbashkët me Irlandën, duke fuqizuar dhe thelluar marrëdhëniet tona bilaterale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat