Daçiq për “Zërin e Amerikës” : Prishtina planifikon të marr Trepçën dhe të vendos bomba në veri të Kosovës

Aktuale

Daçiq për “Zërin e Amerikës” : Prishtina planifikon të marr Trepçën dhe të vendos bomba në veri të Kosovës

Nga: Fatmir Beka Më: 11 qershor 2019 Në ora: 09:32
Ivica Daçiq

Shefi I diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka deklaruar për “Zërin e Amerikës” (VOA) se ka informata të inteligjencës se Prishtina planifikon marrjen e Trepçës dhe vendosje të bombave në veri ë Kosovës, shkruan “Beta” përcjell “Bota Sot”.

"ka informacione nga shërbimet e inteligjencës se pala e Prishtinës synon që të ndërmarr aksione të njëanshme që mund të destabilizojnë veriun. Një nga ato aksione ishte kjo e policisë, ku janë përdorur mbi 70 autoblinda luftarake, u përdor forca ndaj atyre që janë arrestuar dhe të ngjashme ",ka deklaruar Daçiq pas mbledhjes se KS të OKB-së.

Ai ka nënvizuar se cak I sulmit të ardhshëm është Trepça si është shprehur “marrja e Trepçës".

"Një nga qëllimet  mund të jetë edhe vendosja e mjeteve eksplozive anekënd veriut. Ka njoftime dhe këtë ne e kemi shpërndarë me partnerët tanë perëndimor dhe ata e dinë. Kjo është sfidë e madhe dhe për këtë u njoftua edhe KFOR-I sepse është detyrë e tij mbrojtja e qytetarëve pa marr parasysh a janë shqiptarë a serbë dhe të ndaloj sulmin në veri. Nëse KFOR këtë nuk e bënë vijmë në rrezik të madh për destabilizim të gjithë regjionit ", tha ai.

Daçiq ka thënë se të gjithë e kanë pritur me interesim këtë lajm. Është e domosdoshme që të ruhet paqe dhe stabiliteti në regjion dhe të vazhdoj dialogu sikurse edhe heqja e taksës, që e thanë edhe të tjerët.

"Po vijmë nga ajo çështja qendrore… është e qartë se ka indikacione dhe dëshira që të ndodhin akte të njëanshme dhe provokime që na largojnë nga dialogu dhe arritja e zgjidhjes. Unë mund të them se ka shumë ndryshime në raport me të kaluarën, por nuk është në pyetje SHBA ", tha Daçiq.

Qëllimi I deklaratës së tij është tërheqja e vërejtjes bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it që ai të merr masa sepse është përgjegjës.

"Ne nuk duam që të vijmë në situatë që KFOR nuk dëshiron të përmbush atë që duhet dhe pastaj të shtrohet pyetja se Serbia duhet të konsideroj se rezoluta 1244 më nuk ka kuptim se nuk mbron serbët. Atëherë Serbia duhet të mbroj popullin e vetë. Kjo na shpie gjithnjë e më larg dhe deri te eskalimi I problemit. Për këtë mendoj dhe shpresoj se nuk do vij deri te ajo dhe vazhdimisht tërheq vërejtjen në atë se ambiciet e Prishtinës duhet të kontrollohen dhe pamundësohen planet e frikësimit në regjion. Ne nuk na konvenon ashpërsimi, ne duam vazhdimin e dialogut dhe arritjen e zgjidhjes” ka thënë Daçiq.

Në KS gjërat janë të njohura shumica janë për heqjen e taksës, ndërkohë lidhur me fotografinë e 100 dollarëve ku ka shkruar “Kosova është Serbi”” ka thënë se nuk do kishte reagime nëse do shkruante “Kosova nuk është Serbi”.

"Dikush ka shkruar se po shkatërroj pasurinë e ShBA-ve, unë të paktën kam bërë atë në bankënotën që nuk ju takon amerikanëve. Nuk kam hedhur bomba me uranium të varfëruar” ka thënë me ironi Daçiq për VOA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat