D’Addario: Pajtimi me të kaluarën kërkon guxim për kompromis

Aktuale

D’Addario: Pajtimi me të kaluarën kërkon guxim për kompromis

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 09:59
Drejtpërdrejt nga ceremonia e përvjetorit të 20-të të KFOR-it

(E plotësuar) - Komandanti i KFOR-it Lorenzo D'Addario shprehu sot përkushtimin e misionit për të krijuar siguri edhe në të ardhme, pavarësisht sfidave me të cilat përballet, duke thënë se pajtimi me të kaluarën kërkon guxim për kompromis që mund të vijë vetëm me vizion dhe përkushtim ndaj njerëzve.

Ai këto komente i bëri me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë, me ç’rast foli për punën e këtij misioni për të siguruar siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.

D’Addario ka revokuar kujtime nga ajo kur kishin hyrë në Prishtinë.

“Kur mendoj Prishtinën e vitit 1999 më kujtohet ndjenja e dëshpërimit dhe frikës, por edhe ndjenjës që më e keqja kishte mbaruar pas atyre muajve shkatërrimtar të luftës civile. Shumë njerëz ishin zhvendosur kishte mungesë të sigurisë dhe shërbimeve themelore. Ishim pjesë e një grumbullimi të paprecedent të Kombeve të Bashkuara, një forcë e fuqishme në përkushtimin e saj për të intervenuar në terren për të bërë një ndryshim, përkundër të gjitha sfidave. Sot i kujtojmë me mirënjohje të thellë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për këtë mision të rëndësishëm. KFOR-i ka ofruar siguruar dhe liri të lëvizjes për të gjithë duke mundësuar krijimin e kushteve për rifillimin e shërbimeve, jetës politike dhe civile”, u shpreh ai.

Kreu i KFOR-it ka theksuar se Kosova ka shënuar progres gjatë këtyre viteve, por që ka ende nevojë për të bërë.

“Ky përparim nuk ka ardhur falas. Gjatë këtyre 20 vjetëve më shumë se 200 ushtarë humbën jetën gjatë shërbimit në KFOR. Kosova është dëshmitare e zhvillimit të nja shoqërie energjike. Rrugëtimi është përplot sfida dhe ende ka shumë vështirësi që duhet të tejkalohen. E kur e kthej kokën prapa, nuk shoh më njerëz duke u munduar të shpëtojnë, kokën e tyre, por shoh qytetarë të gatshëm për ta ndërtuar mirëqenien dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ka ende shumëçka që duhet arritur. Megjithatë zhvillimet aktuale në Ballkan shënojnë rrugëtimin drejt përparimit dhe integrimit që mund ta përcjellim. Pajtimi me të kaluarën kërkon guxim për kompromis që mund të vijë vetëm me vizion dhe përkushtim ndaj njerëzve. Nuk mund të mbyllim sytë para sfidave, por as nuk ta anashkalojmë të ardhmen dhe duhet të vazhdojmë të shikojmë përpara dhe të ndërtojmë te ardhmen mbi përparimin e arritur deri tani. Ka ardhur koha që të gjithë njerëzit në Kosovë të përkushtohen për pajtim të qëndrueshëm. Kjo mund të arrihet nëse i qëndrojmë besnik vizionit, përqendrimit ndaj të ardhmes, për të ecur përpara, duke iu shmangur kurtheve të retorikës ngulfatëse. Njerëzit meritojnë më mirë dhe ata do ta fitojnë këtë. Është koha të kujtojmë, por edhe të ecim përpara”, tha komandanti i KFOR-it.

Ndryshe, KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë. Ai mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.

***

Në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it në kampin “Film City po mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat