Haradinaj: Është mirë t’ia lëmë drejtësisë të flasë për listat e veteranëve

Aktuale

Haradinaj: Është mirë t’ia lëmë drejtësisë të flasë për listat e veteranëve

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 10:17
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj tha se do të respektojë çdo nismë që do të marrë Parlamenti për listat e veteranëve, kjo pas paralajmërimit nga ana e PDK-së se do të iniciojnë nismën për krijimin e një komisioni hetimor i cili do të hetojë e pastrojë këto lista.

Ai nuk është ndalur shumë te kjo temë duke thënë se drejtësia duhet të japë mendimin e saj në lidhje me këtë çështje.

Haradinaj: T’ia lëmë drejtësisë të flasë për listat e veteranëve

“Te çdo obligim që merr parlamenti është i respektuar prej anës time për shkak se parlamenti është punëdhënësi ynë, e respektojmë. Sa i përket asaj teme, është bërë temë e ndjeshme edhe me e diskutu, unë e kam njëfarë parimi që e kom ruajt që kur ka lëndë në gjykata nuk jap shumë mendime të mija, është mirë t’ia lëmë drejtësisë të japë mendimin e vet”, deklaroi Haradinaj.

Nryshe, kreu i PDK-së, Kadri Veseli tha se kjo nismë për komision hetimor po bëhet për të pastruar emrin e UÇK-së, pasi njollosja e emrit dhe e luftëtarëve të lirisë po bëhet për shkak të disave që synojnë përfitimet personale.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje me Serbinë pa u qartësuar se për çka dhe si do të ecë procesi më tutje.

Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, Haradinaj këmbëngul në idenë e një marrëveshje-kornizë për të ditur se për çfarë do të dialogojnë Prishtina dhe Beogradi.

Shefi i ekzekutivit kosovar e pranoi se Samiti i Parisit mund të mos mbahet, por kjo jo për shkak të Kosovës. Megjithatë, ai theksoi se marrëveshja-kornizë do të vlente edhe për procesin e dialogut që mund të rinisë në vjeshtë.

Haradinaj: E domosdoshme një marrëveshje-kornizë

“Është shumë me rëndësi që të kemi një pozicion krijues si Kosovë, të krijojmë, ne vetëm kemi punuar si Kosovë pozicionin në tema, Qeveria e vendit, delegacioni shtetëror, institucionet e vendit. Sa na përket ne, Parisi mund të mbahet, pra jemi në përgatitje jemi në punë. Mendojmë se për me mujt me ec përpara një marrëveshje kornizë e asaj që duhet me u marrë vesh është e nevojshme. Jo vetëm për Paris, por edhe nëse nuk ndodh Parisi se mundet të mos ndodhë, por jo për fajin e Kosovës e kam thënë edhe njëherë, por edhe në vjeshtë nëse rikthehet dialogu e Përfaqësuesi i Lartë i BE-së i riu tani pas Mogherinit, prapë duhet një kornizë marrëveshje për të ditë se çfarë do të dialogohet. Pa këtë marrëveshje kornize të njohjes reciproke ku janë elementët, nuk ka logjikë”, deklaroi Haradinaj.

Si shembull, ai përmendi marrëveshjen e menaxhimit të integruar të kufijve, një marrëveshje ndërkombëtare me investim të Bashkimit Evropian, për të cilin Haradinaj thotë se duhet vetëm të zbatohet dhe jo të diskutohet sërish sepse nuk ka logjikë.

Kryeministri tha se nuk është i interesuar të shkojë në Paris për turizëm dhe se nuk do të marrë pjesë nëse nuk ka qartësi në lidhje me atë se mbi çfarë do të diskutohet.

Haradinaj: Nuk marr pjesë në asnjë ngjarje që nuk ka qartësi

“Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie shumë tëq avancuar, jo që nuk kanë probleme me kufijtë, por kanë marrëdhënie shumë të avancuar për menaxhimin e integruar të kufijve, pra ka marrëveshje ndërkombëtare. Nuk mundet Kosova me u rikthye mbrapa me ridiskutu IBM, ajo është e diskutuar, është marrëveshje duhet me u zbatu, për këtë arsye marrëveshja kornizë se çfarë do të diskutojim njëherë është garanci se a do të ketë dialog apo jo, pra nuk ka nevojë veç dialog për turizëm, por dialog në bazë të një marrëveshje për çka do të flasim.[...]Ne duhet ta dimë çka është dialogu dhe për çka do të flitet, për këtë dialog jemi të gatshëm. Turizëm, shkojmë në Paris edhe për qejf, ose shkojmë edhe diku tjetër për qejf, por nuk ka logjikë ne asnjë hap ta bëjmë të gabuar si Kosovë. Unë nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje që nuk ka qartësi se për çka dhe si do tà « ecë procesi më tutje”, vijoi Haradinaj.

***

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Haradinaj ka thënë se taksa nuk është pengesë për dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo mosgatishmëria për njohje është ajo që e pengon këtë proces.

“Taksa asnjëherë s’është pengesë ne e kemi kërkuar një kornizë të marrëveshjeve ku përfshihet e dhe lëvizja e lirë, pengesë është mosgatishmëria për njohje, jo taksa”, ka theksuar ai.

I pyetur rreth iniciativës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për një komision hetimor rreth veteranëve mashtrues, Haradinaj ka thënë se çdo obligim që merr parlamenti është i respektueshëm prej anës së tij, por ka shtuar se kur ka lëndë në gjykata është më mirë t’i lihet në dorë drejtësisë.

Sa i përket takimit të Parisit, kryeministri mendon se për të ecur përpara duhet të bëhet e qartë se çfarë përmban marrëveshja e mundshme në mes Kosovës dhe Serbisë, të paktën kornizat e saja.

“Edhe në vjeshtë nëse rikthehet dialogu, prapë duhet një kornizë marrëveshje për me ditë çka do të dialogohet. Nuk ka logjikë me dialogu pa i ditë elementet. Me Serbinë nuk mund të diskutojmë për kufijtë, kemi marrëveshje ndërkombëtare”.

Haradinaj ka shtuar se nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje që nuk e qartëson si do të ecë procesi më tutje. 

Konferenca e Haradinajt pas mbledhjes së Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Pas kësaj mbledhje kryeministri Ramush Haradinaj po mban konferencë për media.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat