Pak kohë para se ta kryej mandatin, ambasadori britanik ka një apel për liderët e Kosovës

Aktuale

Pak kohë para se ta kryej mandatin, ambasadori britanik ka një apel për liderët e Kosovës

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 10:43
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, edhe një herë iu ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të luftojnë krimin e organizuar.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Britanike kanë  organizuar takimin e drejtoreve të Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, tha se kanë shpenzuar kohë dhe para që tu ndihmojnë kosovarëve që të kryejnë punët e tyre në mënyrën më të mirë.

Sipas tij, çdo sukses i arritur është punë e përbashkët e të dyja palëve.

Diplomati britanik ka kërkuar që të luftohet krimi i organizuar duke përmirësuar shërbimet doganore.

“Ne dëshirojmë që përpjekjet tuaja të jenë të suksesshëm dhe po shpenzojmë kohë dhe para që t’iu ndihmojmë të kryeni punën tuaj më mirë”, ka thënë O’Connell, raporton EO.

“Sfidat me të cilat përballeni ju na godasin edhe ne dhe jemi të vetëdijshëm që mënyra më e mirë për t’i anashkaluar është duke ndihmuar”.

“Për çdo sukses të arritur nga shërbimet tuaja ne gëzohemi në Londër sepse çdo sukses kundër krimit të organizuar është sukses edhe i përpjekjeve tona të përbashkëta”.

“Vazhdoni me këto përpjekje për të përmirësuar shërbimet doganore, duke luftuar krimin e organizuar. E dimë që është vështirë, por jemi këtu për t’iu ndihmuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat