Zëvendësministri i Kosovës mirëpret kërkesën e ShBA-së për dialogun me Serbinë

Aktuale

Zëvendësministri i Kosovës mirëpret kërkesën e ShBA-së për dialogun me Serbinë

Nga: Z.B Më: 11 qershor 2019 Në ora: 10:47
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha

Thirrja e fundit në 20 vjetorin e lirisë nga ShBA-të, është vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd, dhe se duhet të veprojnë menjëherë për të mos ua lënë punën brezave të ardhshëm.

“E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është një dialog midis fqinjësh që të synojë normalizimin e marrëdhënieve dhe t’i hapë rrugën Serbisë dhe Kosovës të kenë vendin e tyre të ligjshëm brenda komunitetit euroatlantik,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.

Ndërsa, në lidhje me këtë çështje për gazetën “Bota sot”, foli zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, i cili tha se Serbia duhet të kuptoj se dialogu është një proces edhe në interesin e saj.

“Prandaj duhet të lërë politikat e vjetra te kinse përcaktuesit të rregullave, dhe të pranojë dialogun pa kushte dhe të barabartë me Kosovën”, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Tutje, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, potencoi se Kosova e mirëpret kërkesën për veprim në drejtim të dialogut dhe paqes në rajon.

Ndryshe, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë gjatë gjithë këtij procesi, sipas tij, kjo i takon Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat