Haradinaj: Për kufijtë s’ka pse të flitet, Kosova dhe Serbia e kanë të nënshkruar marrëveshjen e IBM-it

Aktuale

Haradinaj: Për kufijtë s’ka pse të flitet, Kosova dhe Serbia e kanë të nënshkruar marrëveshjen e IBM-it

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 10:52
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova dhe Serbia e kanë të nënshkruar marrëveshjen e Menaxhimit të Integruar të Kufirit – IBM.

“Kemi rëndë dakord për këtë. Ka ndërtesa në kufij.  Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie shumë të avancuar në menaxhimin e integruar të kufijve”, ka thënë Haradinaj në konferenc.

“Nuk mundet Kosova të rikthehet pas që ta diskutojë IBM-në. Ajo është marrëveshje, duhet të zbatohet. Nuk ka nevojë vetëm dialog për turizëm, por dialog për një marrëveshje kornizë”.

Kryeministri ka pohuar se nuk ka arsye të flitet për ndryshim kufijsh.

“Nuk e di pse duhet të flitet për kufijtë kur dy vende e kanë të nënshkruar marrëveshjen e IBM-it. Duhet ta dimë se çfarë është dialogu dhe çfarë duhet të flitet. Në Paris shkojmë edhe për qejf”.

***

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Haradinaj ka thënë se taksa nuk është pengesë për dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo mosgatishmëria për njohje është ajo që e pengon këtë proces.

“Taksa asnjëherë s’është pengesë ne e kemi kërkuar një kornizë të marrëveshjeve ku përfshihet e dhe lëvizja e lirë, pengesë është mosgatishmëria për njohje, jo taksa”, ka theksuar ai.

I pyetur rreth iniciativës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për një komision hetimor rreth veteranëve mashtrues, Haradinaj ka thënë se çdo obligim që merr parlamenti është i respektueshëm prej anës së tij, por ka shtuar se kur ka lëndë në gjykata është më mirë t’i lihet në dorë drejtësisë.

Sa i përket takimit të Parisit, kryeministri mendon se për të ecur përpara duhet të bëhet e qartë se çfarë përmban marrëveshja e mundshme në mes Kosovës dhe Serbisë, të paktën kornizat e saja.

“Edhe në vjeshtë nëse rikthehet dialogu, prapë duhet një kornizë marrëveshje për me ditë çka do të dialogohet. Nuk ka logjikë me dialogu pa i ditë elementet. Me Serbinë nuk mund të diskutojmë për kufijtë, kemi marrëveshje ndërkombëtare”.

Haradinaj ka shtuar se nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje që nuk e qartëson si do të ecë procesi më tutje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat