Tërhiqet Haxha, i kërkon fajle deputetes së PDK-së

Aktuale

Tërhiqet Haxha, i kërkon fajle deputetes së PDK-së

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 12:44
Shyqyri Haxha

Ish-kryeshefi i PTK-së Shyqyri Haxha është tërhequr nga akuzat që dje i ka bërë deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra.

Haxha dje teksa ka raportuar në Komisionin parlamentar për hetimin e PTK-së ka thënë se deputetja Deliu i ka kërkuar që ta punësojë në PTK një të afërm të saj.

Deputetja Deliu Kodra ka mohuar këtë dhe ka paralajmëruar padi ndaj Haxhës.

Por sot ish kryeshefi i PTK-së është tërhequr duke kërkuar falje për deklaratat e djeshme.

Statusi i Haxhës në Facebook:

I kërkoj falje deputetes Blerta Deliu - Kodra rreth deklaratës së djeshme në Komisionin Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. Kam respekt për deputeten dhe deklarata ime ka qenë nen efekt dhe si të tillë e tërheq atë deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat