974 zyrtarë të lartë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

Aktuale

974 zyrtarë të lartë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:11
Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit, në prezencë të mediave dhe shoqërisë civile, ka tërhequr e shortit për zyrtarët e lartë publik që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë. Sipas shortit, nga 4862 deklarues, formularët e 974 zyrtarëve do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.

Përtej kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia ka mandat që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti. Agjencia këtë mund ta bëjë sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve.

Të bashkëlidhur mund të gjeni listen e zyrtarëve që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar.

Kontrolli i plotë i pasurisë së deklaruar bëhet në përputhje me Ligji nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, sipas dispozitave të të cilit, kontrollit të plotë i nënshtrohen 20% e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre.

Procedura e nxjerrjes së listës për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik është zhvilluar duke përdorur dy vazo – në njërën vazo janë vendosur nëntë fleta të palosura të cilat janë tërhequr nga përfaqësuesit e mediave. Vetëm njëra fletëpalosje ka pasur mbishkrimin,”Përzgjedhësi”, kurse të tjerat kanë qenë të zbrazëta.

Njëri nga kameramanët tërhoqi fletëpalosjen me mbishkrimin “Përzgjedhësi” dhe, sipas procedurës, tërhoqi një numër nga vazoja e dytë ku ishin po ashtu të vendosur numrat nga 1 deri në 9 fletëpalosje. Numri i përzgjedhur ishte 6 dhe për të arritur 20%-shin e listës totale ky numër është rritur progresivisht për 5 (pesë) deri në fund të listës (1, 6, 11, 16, 21, …)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat