Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik

Aktuale

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik

Nga: Z.B Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:26
Pamje nga ceremonis solemne të shënimit të 20 vjetorit të KFOR-it në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 20 vjetorit të KFOR-it në Kosovë, i cili ka thënë se është i nderuar të marrë pjesë në këtë ceremoni, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën.

Tutje, ai ka shkruar se është ndërtuar një Kosovë, shtëpi e përbashkët e të gjithëve. Një shtet, që ngërthen brenda sistemit të vet po ato vlera dhe parime, siç thotë ai, të cilat para dy dekadash i përfaqësonin, shtetet dhe kombet e lira, anëtare të NATO-s.

Postimi i plotë:

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën. Në përvjetorin e çlirimit dhe të kthimit të qytetarëve të Kosovës në tokën e tyre, sot kujtojmë sakrificën e popullit tonë dhe atë të ushtarëve të NATO-s që u renditën në të drejtën e njerëzimit.
Sot, kemi ndërtuar një Kosovë, shtëpi e përbashkët e të gjithëve. Një shtet, që ngërthen brenda sistemit të vet po ato vlera dhe parime, të cilat para dy dekadash i përfaqësonin, shtetet dhe kombet e lira, anëtare të NATO-s.
I nderuar të marrë pjesë, sot në ceremoninë solemne të shënimit të 20 vjetorit të KFOR-it në Kosovë.
Mburremi me ketë fuqi të përkushtimit për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët!RH
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat