Bill Clinton në Kosovë: Dy foto, dy histori

Aktuale

Bill Clinton në Kosovë: Dy foto, dy histori

Nga: N.Sh Më: 11 qershor 2019 Në ora: 15:27
Bill Clinton

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili ishte president i shtetit më të fortë të botës, Amerikës, në kohën kur e ndihmoi popullin shqiptarë që të çlirohet nga Serbia gjenocidiale, sot po qëndron në Kosovë.

Kjo vizitë e ish-presidentit amerikan, bëhet në shenjë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe ndaljes së bombardimeve të NATO-së pas 78 ditëve ndaj Serbisë.

Presidenti Clinton, e ka vizituar Kosovën edhe pas çlirimit në vitin 1999.

Në shenjë nderimi për Clintonin dhe Amerikën, në Kosovë mabjën shuëm bulevarde e rrugë emrin e tij. Si dhe në Prishtinë është ngritur përmendorja e veçantë për njeriun më të dashur të Kosovës.

Pas 20 vitesh Clinton qëndron në Kosovë përsëri.

Në dy fotografi shihet epoka 20 vjeçare e shqiptarëve. E para kur është pritur nga shumë qytetarë të Kosovës dhe kjo e dyta sot, e pritur me ceremoni shtetërore nga krerët më të lartë të shtetit të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat