'Kosova ka një avancim të madh në integrimin në BE’`

Aktuale

'Kosova ka një avancim të madh në integrimin në BE’`

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 15:44
Ilustrim

Në konferencën përmbyllëse, të projektit të binjakëzimit, "Mbështetja e institucioneve të Kosovës në zbatimin e MSA-së", Zyra e BE-së dhe Ministria e Integrimit Evropian kanë organizuar konferencë.

Në këtë konferencë ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka folur për përfitimet e këtij projekti.

 "Përgjatë këtyre dy viteve ky projekt ka dhënë kontribut të madh. Janë një sërë projektesh të BE-së që janë duke ndihmuar në këtë aspekt. Ofrimi i përvojës nga administrata e vendeve të BE-së, përbën një vlerë të shtuar për administratën tonë, për të marr përvojat më të mira në këtë vend. Jemi të inkurajuar nga rezultatet e këtij projekti. Jam e sigurt se ky projekt ka fuqizuar bashkëpunimin edhe më tej. Falënderoj BE-në, shtetet mike që morën pjesë në këtë projekt dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin në BE.

Luigi Brusa nga zyra e BE-së në Kosovë, tha se Kosova ka një avancim të madh në integrimin në Bashkimin Evropian.

"Rruga në marrëveshjen e MSA-së ka shënuar një periudhë. Ka zotime në dy anët, reformat janë ambicioze. Zyra e BE-së në Kosovë vazhdon të mbështet këto reforma. Në mënyrë konkrete ka qenë një projekt binjakëzimi. Kur ka filluar projekti ka qenë një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së dhe tash jemi në vitin e tretë. Kjo  marrëveshje është gjithëpërfshirëse. Dëshiroj t’iu falënderoj për punën shumë të mirë. Është mirë që ky ka qenë projekt në mes Polonisë, Gjermanisë dhe Kroacisë. Vitin e kaluar qenë 68 përqind shkalla e zbatueshmërisë dhe kjo tregon që është mirë", tha ai.

Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë në Kosovë tha se MSA është rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian.

 " MSA është rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian. Është një bashkëpunim domethënës për këtë projekt. Dua të theksoj se sa e rëndësishme për BE-në që me të vërtetë të punohet në këtë agjendë. Të gjithë duhet të kalojnë nëpër të. Këtij procesi nuk mund t’i shmangesh se në fund mbledh vetëm frute. Jemi të zotuar për marrëveshje bilaterale që të mbështesim qeverinë kosovare dhe popullin për integrim në BE"", tha ai.

Këshilltarja e kryeministrit të e Kroacisë, Dubravka Vlasiq Plese tha se Kroacia është e gatshme që të ndihmojë Kosovën në zotimet për zbatimin e marrëveshjes së MSA-së.

“Në rastin tonë instrumenti i binjakëzimit ka bërë një kontribut i madh t’i ndihmojmë instrumenteve tona. Në bazë të kësaj përvojë jemi të përcaktuar që t’iu japim këto përvoja shteteve tjera. Kjo konfirmon zotimin tonë për ndarjen e praktikave  më të mira. Në zbatimin e reformave dhe rrugëve para që keni. Ne do t’i ndihmojmë Kosovës në përmbushjen e zotimeve të MSA-së", tha ai.

Në fund është nënshkruar edhe memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim dhe fuqizim të mëtejmë. Të kapaciteteve trajnuese të IKAP-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat