Gaxherri: Veseli po bën fushatë politike me listat e veteranëve

Aktuale

Gaxherri: Veseli po bën fushatë politike me listat e veteranëve

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:34
Besa Gaxheri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, në një prononcim është shprehur se nuk duhet të krijohet komision për listat e veteranëve.

Ajo thotë se kjo çështje i takon Prokurorisë e Gjykatës dhe se kryeparlamentari Veseli nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi.

"Nëse Veseli dyshon se me të vërtetë listat e veteranëve janë të fryra, duhet t'i largojë duart nga drejtësia dhe të kërkojë nga drejtësia ta rregullojë këtë çështje. Nuk mundet komisioni hetimor në Kuvend ta ndryshojë realitetin. Problemin me veteranët duhet ta zgjidhë drejtësia", ka potencuar Gaxherri.

Ajo thotë se kryeparlamentari Veseli e di që deputetët nuk do të nxjerrin rezultate, porse gjithë këtë po e bën për fushatë politike.

"Ne nuk jemi Gjykatë e as Prokurori. Nëse një komision është i emëruar nga Qeveria dhe e ka shpërdoruar detyrën e vetë, atëherë me këtë duhet të merret drejtësia. Me këtë nuk mund të merremi ne deputetët, sepse nuk mund të sjellim asnjë rezultat. Përkundrazi vetëm do të bëhet një lojë politike, një fushatë e pakripë për disa ditë të caktuara dhe kryeparlamentari Veseli do të thotë se deputetët nuk mund të dëshmojnë që janë fryrë listat. Sigurisht se vetëm kjo kërkohet nga Veseli", ka deklaruar ajo,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat