Kjo VIDEO do ta çojë peshë Serbinë: Shefi i ushtrisë kroate viziton varrin e Adem Jasharit

Aktuale

Kjo VIDEO do ta çojë peshë Serbinë: Shefi i ushtrisë kroate viziton varrin e Adem Jasharit

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov gjatë vizitës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, të cilët dëshmuan edhe njëherë bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy vendeve.

Shundov po ashtu u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha.

Po ashtu i pari i ushtrisë kroate sot e ka takuar edhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Pas këtyre takimeve, Shundov e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai i ka bërë nderime komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe të gjithë të rënëve tjerë në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat