Haradinaj pas takimit me Clinton-in: Falë guximit të presidentit e jetësuam të drejtën për liri

Aktuale

Haradinaj pas takimit me Clinton-in: Falë guximit të presidentit e jetësuam të drejtën për liri

Nga: A.M. Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:26
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ish presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, për të cilin ka thënë se falë  humanizmit dhe guximit të tij, u jetësua e drejta për liri dhe demokraci.

Gjithashtu, në një postimi në Facebook, ka shkruar se “falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!”

Postimi i plotë:

Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen! 
Mirë se erdhe në shtëpin tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosshmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës! 
Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën! 
President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj.

Zoti e bekoft Amerikën! 
Zoti e bekoft Kosovën!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat