FDH prezanton faktet e vrasjes së 7 anëtarë të vrarë te familjes Bala - Bota Sot
FDH prezanton faktet e vrasjes së 7 anëtarë të vrarë te familjes Bala

Aktuale

FDH prezanton faktet e vrasjes së 7 anëtarë të vrarë te familjes Bala

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 06:04
Ilustrim

Meqenëse viti 2019 shënjon 20 vjetorin e luftës në Kosovë, me këtë rast FDH Kosovë vazhdon ciklin e ligjëratave publike në Qendrën e Dokumentimit në nder të viktimave dhe të përkujtimit të ngjarjeve të luftës në ditën e 20 vjetorit të tyre.

Prandaj FDH sot mban ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë:” Rasti i familjes Bala” që do të mbahet në Qendrën e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani.

Edhe pse data 12 qershor 1999 u shënua si ditë e çlirimit në Kosovë, në qytetin e Pejës, në shtëpinë e Isa Balës mbetën të vrarë 7 anëtarë të familjes, nga ta 5 ishin fëmijë.

Të gjeturat dhe faktet që do të prezantohen janë të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve okularë, familjarëve të viktimave dhe nga raportimet e mediave të ndryshme.

Në këtë ligjëratë do të marrin pjesë edhe të mbijetuarit e asaj dite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...