Je heroi ynë, je shpëtimtari i popullit të Kosovës nga shfarosja serbe

Aktuale

Je heroi ynë, je shpëtimtari i popullit të Kosovës nga shfarosja serbe

Nga: N.H Më: 12 qershor 2019 Në ora: 07:37
Bill Clinton

Prof. Dr. Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment rreth vizitës së ish-presidentit të Amerikës, Bill Clinton.

Ai thotë se Clinton e çliroi Kosovën, dhe se pa të nuk do mund të çlirohej kurrë, edhe të shfarosej gjysma e popullsisë.

“Je heroi ynë, je shpëtimtari i popullit te Kosovës nga shfarosja serbe. Pra, edhe një herë një falënderim i moçëm shqiptar: Bill Clinton tu rritë ndera për sa te jetë jeta”, shkruan mes tjerash ai.

Ja postimi pa ndërhyrje:

WELCOME TO YOUR HOME

BILL CLINTON TU RRITË N'ERA?!
(Falenderim shqiptar)

Shikojeni këtë njeri të madh,të Amerikës së madhe,dhe mbajeni në mendë përgjithëmonë ky është:

Ish Presidenti i Amerikës Bill Clinton.Ky njeri e çliroi Kosovën.Pa këtë njeri Kosova nuk do të mund të çlirohëj edhe sikur të farosej gjysma e popullsisë së sajë.

Ky njeri do të jetë yll dhe kandil qe rrezaton dritë përjetësishtë në zemrat tona.Ky njeri është i joni.Kosova është edhe shtepia e jote. Populli i Kosovës të ndëron dhe respekton përjetësishtë.

Je heroi ynë,je shpetimtari i popullit te Kosovës nga shfarosja serbe.

Pra edhe një herë një falenderim i moçëm shqiptar:

BILL CLINTON TU RRITË N'ERA PËR SA TE JETË JETA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat