Sot, të gjithë në shesh për të mirëpritur Clinton dhe Albright, në këtë orë do të jenë aty

Aktuale

Sot, të gjithë në shesh për të mirëpritur Clinton dhe Albright, në këtë orë do të jenë aty

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 08:18
Clinton dhe Albright

Sot do të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe çlirimit të vendit.

Për të shënuar këtë ditë, në Kosovë kanë ardhur ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, ish-sekretarja Medeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Kurse nga ora 14:00 do jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e Bustit të Sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00 , do të bëhet vizitë në Bulevardin Bill Clinton, afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat