Nëse dështon Samiti i Berlinit, i gatshëm skenari i ri për Kosovën

Aktuale

Nëse dështon Samiti i Berlinit, i gatshëm skenari i ri për Kosovën

Nga: F.B Më: 12 qershor 2019 Në ora: 08:42
Samiti i Berlinit

Në takimin e liderëve të regjionit me kancelarin Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Makron në Paris me 1 korrik mund të bëhet formulimi i kuadrit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka shkruar “Blic” përcjell “Bota Sot” qëndrimet e diplomatëve të ndryshëm ndërkombëtar.

Sipas gazetës propozimi përfundimtar duhet të harmonizohet deri në fund të vitit. Nëse ky skenar i këtillë realizohet atëherë referendumi për Kosovën së bashku m zgjedhjet parlamentare në serbi mund të mbahen në pranverën e ardhshme shkruan “Blic”.

Këtë për gazetën e kanë konfirmuar burime të qarqeve diplomatike duke nënvizuar se ky skenar mund të realizohet vetëm nëse mbahet takimi i Parisit.

Në javët e fundit është spekuluar për një konflikt mes Merkel dhe Makron lidhur me kryetarin e Komisionit Evropian dhe rreth asaj kush mund të emërohet në atë institucion, ndonëse në opinion kjo është mbajtur fshehur, përkundër ftohjes së raporteve mes dy figurave qendrore më të fuqishme evropiane.

Bashkëbiseduesi i "Blic" nga burimet diplomatike ka thënë se nëse mbahet takimi i një korrikut mund të pritet korniza apo platforma që duhet të shërbej si pikënisje e zgjidhjes së përhershme.

"Të gjitha palët e interesuara kanë marr kornizën që duhet pastaj të harmonizohet nga palët dhe do lihet një periudhë disa mujore për shqyrtim e diskutim të atij dokumenti dhe pajtimit dhe heqjes së pjesëve para se të miratohet në tërësi dhe të dilet para qytetarëve ", thotë ky burim".

Në tekst potencohet se përveç konfliktit mes Makron dhe Merkel janë përkeqësuar raportet edhe mes Thaçit dhe Hardinajt që vështirëson gjendjen dhe rrezikon mbajtjen e takimit më 1 korrik

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk dihet nëse takimi i Parisit do mbahet, por nëse mbahet ai përsëriti se qëndrimi i Beogradit mbetet i qartë dhe pandryshuar – Prishtina duhet të heq taksën që të hyhet në dialog dhe të tentohet arritja e kompromisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat