Ish-gjenerali Clark: Do të vijë prapë këtu për të festuar kur Kosova të anëtarësohet në NATO

Aktuale

Ish-gjenerali Clark: Do të vijë prapë këtu për të festuar kur Kosova të anëtarësohet në NATO

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 10:54
Ish Komandanti i Aleancës Veri-Atlantike – NATO, Wesley Clark

Ish Komandanti i Aleancës Veri-Atlantike – NATO, Wesley Clark, ka thënë se ndjehet i nderuar pas ndarjes së dekoratës “Urdhri i Lirisë” nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Është mahnitëse  të vish në Kosovë 20 vjet pas rrezikut dhe tragjedisë dhe të shohësh demokraci, parlament e presidencë, lidership dhe ekonomi”.

“E di se e ardhmja e Kosovës është e ndritur, sepse populli i Kosovës ka kurajën për të marrë vendime të duhura”, ka thënë Clark.

“Kosova në të ardhmen do të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së. Dua ta shoh Kosovën anëtare të NATO-së, sepse aty janë njerëzit që besojnë në vlerat e lirisë. Mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe unë do të vi këtu përsëri për ta festuar këtë.

“Ju jeni një prej nesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat