Hyseni: Ardhja e Clinton e Albright rikonfirmim i miqësisë Amerikë-Kosovë

Aktuale

Hyseni: Ardhja e Clinton e Albright rikonfirmim i miqësisë Amerikë-Kosovë

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 10:59
Skender Hyseni

Ish-ministri Skender Hyseni, i cili foli rreth rëndësisë së 12 qershorit.

Hyseni deklaroi se gjatë gjithë luftës ka qëndruar në Prishtinë.

“Ka rëndësi të madhe 12 qershori, shënon fundin e presionit ushtarako-policorë serb, shënon ditën kur një forcë e NATO-s si KFOR-i përfundimisht do të ndjek progresivisht nga Kosova forcat serbe, kam qenë në Kosovë gjatë gjithë kohës se luftës pos gjatë pesë ditëve në Konferencën e Rambujesë që është nënshkruar në Paris. Nuk ndihem keq që kam qëndruar në Prishtinë në rrethana të papërshkrueshme, 12 qershori është dita që është pritë shumë gjatë”.

Hyseni është pyetur edhe për rëndësinë e 12 qershorit në raport me ditën e Pavarësisë më 17 shkurt.

“12 qershori i ka paraprirë 17 shkurtit pasi pa datën e parë nuk do të ndodhte 17 shkurti, vështirë se do të vinte 17 shkurti pa 12 qershorin. E kam pritë më herët me të drejtë kemi prit të gjithë më herët Pavarësinë që mbase do të ndodhte më herët po të mos ndodhnin ngjarjet fatkeqe në vitin 2004”, deklaroi Hyseni.

Ndërsa për vizitën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretaren Madeline Albright, Hyseni deklaroi se është ri-konfirmim i miqësisë së Amerikës dhe Kosovës.

“Ardhja e tyre është rikonfirmim i përkrahjes të qëndrueshme të miqësisë amerikane, Amerika është në Kosovë jo për të qëndruar pak por përgjithnjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat