Haradinaj kujton angazhimin e sekretares Albright

Aktuale

Haradinaj kujton angazhimin e sekretares Albright

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 11:28
Kryeministri Haradinaj dhe sekretarja Albright

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në facebook ka përkujtuar angazhimin e Sekretares së Shtetit, Madeliene Albright, raporton Bota sot''

Në familjet e shqiptarëve, në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit, JU keni mbetur përgjithmonë,'' ka thënë mes tjerash ai. 

Postimi i plotë:

Kosova kujton me pietet dhe ndjenjë të respektit, angazhimin e Sekretares së Shtetit Madeliene Albright, për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Jemi të nderuar që sot, po e shënoni bashkë me ne, 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Që sot bashkë me ne, po nderoni sakrificën ndër breza, të popullit të Kosovës, për liri dhe pavarësi. Po nderojmë e kujtojmë dëshmorët e martirët e kësaj toke, sakrificën e secilit prej nesh.

Në familjet e shqiptarëve, në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit, JU keni mbetur përgjithmonë.

Faleminderit Sekretare Albright!

RH

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat