Momenti i sikletshëm mes Edi Ramës dhe Ilir Metës në Prishtinë

Aktuale

Momenti i sikletshëm mes Edi Ramës dhe Ilir Metës në Prishtinë

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 11:36
Edi Rama dhe Ilir Meta

Disa ditë pasi u përballën në distancë me njëri-tjetrin, dy liderët shtetërorë shqiptarë: kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta e kanë takuar njëri-tjetrin në Prishtinë të mërkurën.

Rama dhe Meta janë takuar me rastin e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës në Prishtinë, në një manifestim ku do të marrin pjesë edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright.

Në momentin kur Rama shkoi ta përshëndeste Metën, presidenti shqiptar e kaloi me buzëqeshje këtë moment.

Tri ditë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama lëshoi një kërcënim të hapur ndaj presidentit Ilir Meta duke aluduar vendimin për shkarkimin e tij nga posti, pas vendimit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

“Dje papritur për shumëkënd, por sipas parashikimeve tona u shfaq shpëtimtari atyre që kishin mbetur në rrugë, presidenti duke paralajmëruar një akt që është ligjërim dhe moralisht është turp. Por nga froni i shpëtimtarit të opozitës nuk keni arë gjë akoma. Dje Ilir Meta shkroi fatin e tij; e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë”, tha Rama.

Ndërkaq, në një konferencë për media të martën, Meta tha se nuk ka frikë nga Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat