Daçiq: Kosova planifikon ta fitojë Trepçën - Bota Sot
Daçiq: Kosova planifikon ta fitojë Trepçën

Aktuale

Daçiq: Kosova planifikon ta fitojë Trepçën

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 11:54
Daçiq

Ivica Daçiq ka thënë se ekzistojnë njoftime zyrtare se Kosova planifikon ta fitojë Trepçën.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë për “Zërin e Amerikës” se ekzistojnë njoftime zyrtare se Kosova planifikon ta fitojë Trepçën dhe të vendosë mjete shpërthyese në veri.

“Ekzistojnë njoftime zyrtare se Kosova planifikon të bëjë aksione që mund të shkaktojnë destabilizim të situatës në veri të Kosovës. Një prej aksioneve të tilla ishte aksioni i fundit policor në të cilin ishin përdorur më tepër se 70 automjete luftarake, është ushtruar dhunë ndaj të gjithë të arrestuarve dhe gjëra të tilla”, deklaroi Daçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton lajmi.net.

Daçiq ka theksuar se aksioni i ri i Kosovës do të jetë Trepça, siç u shpreh ai: fitimi i Trepçës.

“Një prej synimeve mund të jetë edhe vendosja e mjeteve shpërthyese në zona të ndryshme të veriut të Kosovës. Ekzistojnë lajmërime të cilat i kemi ndarë me partnerët perëndimorë dhe ata i dinë të gjitha. Kjo është sfidë e madhe për të cilën e kam paralajmëruar edhe KFOR-in”, u shpreh ai.

“Është detyrë e tyre që t’i mbrojnë të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh a janë serbë apo shqiptarë, që t’i parandalojnë sulmet në veri të Kosovës. Nëse nuk e bën KFOR-i, vijmë në një rrezik të madh të destabilizimit të gjithë rajonit”, theksoi Daçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...